Sherr me thika mes të rinjëve në Gjirokastër, plagoset 24 vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika mes të rinjëve në Gjirokastër, plagoset 24 vjeçari, arrestohet autori

Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një sherr mes të rinjve në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari. Sipas policisë, i riu me iniciale E.G. është goditur me thikë nga një 19-vjeçar me iniciale A.B. Pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Procedimi penal  nisi edhe për një 18-vjeçar me iniciale H.H., i dyshuar për “moskallëzim krimi”, pasi ishte i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk e denoncoi ngjarjen në polici. Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur...