Sherr me thika mes të miturve në Delvinë, plagoset njëri prej tyre
Foto ilustruese SARANDË- Dy të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Delvinë, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Sipas Policisë ngjarja ndodhi në lagjen “Sinan Ballati”, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë të ditura. Mësohet se i mituri po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Burimi:
zeri.ai