Sherr me thika e shkopinj në Sarandë, plagosen dy persona, njëri niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
PAMJE NGA ARRESTIMI SARANDË-Një konflikt për motive të dobëta, ka agravuar në përdorimin e thikës, ku dy personave kanë mbetur të plagosur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Baba Rexhep”, ku mësohet se Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve ka qenë fillimisht në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt një spitali në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Për motive të dobëta, dëmtuan me sende të forta dhe me mjet prerës, 2 shtetas, arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas njoftimit të marrë në orët...
Burimi:
zeri.ai