Shërbimi kufitar në Qafëbotë të funksionojë 24 orë në 24, deputetët e PS kërkesë zyrtare kryeministrit grek

Shërbimi kufitar në Qafëbotë të funksionojë 24 orë në 24, deputetët e PS kërkesë zyrtare kryeministrit grek

Disa deputetë dhe kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i janë bashkuar nismës së deputetit Vasil Llajo në kërkesën drejtuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për të sjellë përmirësime të domosdoshme në regjimin e shërbimit në pikëkalimin kufitar të Qafëbotës. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, bën me dije se kërkesa zyrtare mban nënshkrimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, të deputetëve të tjerë, si dhe të kryebashkiakëve të katër bashkive të jugut. Sipas Kiços, Qafëbota është një nyje e rëndësishme për lëvizjen e banorëve dhe për ekonominë në të dy anët e kufirit. Lehtësimi i lëvizjes vlerësohet se do të ketë impakt pozitiv të dyanshëm, veçanërisht në zhvillimin e turizmit. Nisma më e fundit, e cila kërkon vendimmarrjen e autoriteteve më të...