Shembjet në Durrës lënë familje pa strehë, ndërhyrja për pastrimin e kanalit vazhdon

Shembjet në Durrës lënë familje pa strehë, ndërhyrja për pastrimin e kanalit vazhdon

Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas shembjes së banesave, 14-vjeçari Alesio punon pa pushim. Si shumë të tjerë, ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tij Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e kishin rinovuar me leje të bashkisë, por sot aty kanë mbetur vetëm muret e rrëzuara, kujtimet e një jete dhe ndjenja e trajtimit të pabarabartë Së bashku me ta, edhe familje të tjera kanë mbetur pa strehë pas vendimit për pastrimin e kanalit kullues pranë Urës së Dajlanit, një masë e marrë pas përmbytjeve të këtij fillimviti në Durrës Familjet...