Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku. Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime. Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim gjeologjik për tokën dhe ujërat nëntokësorë, duke sjellë situata të ngjashme si në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë të fundit inxhinieri sqaron se ka konstatuar 5 pika alarmi. Ai thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë autorët realë, pasi kjo situata mund të sjellë edhe rreziqe për qytetarët, përveçse dëmit financiar. “Duhet të mbahet përgjegjësi për këto dëme. Institucionet duhet të shohin të gjitha punimet dhe...