Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Rruga e shembur në Librazhd po shton koston për qytetarët e Korçes. Çmimi i biletës së autobusit është rritur për shkak se linjat e transportit tashmë jane devijuar në segmentin rrugor Gramsh-Maliq. Kush udhëton nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas, paguan 300 lekë më shumë. Linjat e transportit rriten çmimin e biletës për shkak të shembjes së rrugës në Librazhd. Autobusët e mikrobusët prej 5 ditësh po lëvizin në rrugën alternative, Gramsh-Maliq, e cila është një rrugë interbane me distancë më të gjatë si dhe me kthesa të shumta. Bileta e autobusit në linjë Korce-Tiranë ishte 700 lek ndërsa tashmë është bërë 1000 lek. Qytetarët ankohen për koston e lartë dhe të papërballueshme pasi për të bërë rrugën vajtje-ardhme duhet të shpenzojnë plot 2 mijë...
Burimi:
gijotina.com