Shembja e rrugës në Librazhd, rritet çmimi i biletës së transportit

Shembja e rrugës në Librazhd, rritet çmimi i biletës së transportit

Udhëtarët që lëvizin në linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas do të paguajnë 300 lekë më shumë për biletën. Mediat raportojnë se kompanitë e transportit e kanë rritur çmimin për shkak të shembjes së segmentit rrugor në Librazhd. Prej pesë ditësh, autobusët dhe mikrobusët po qarkullojnë përmes aksit alternativ Gramsh-Maliq, një rrugë ndërqytetase me distancë më të gjatë dhe me kthesa të shumta, çka ka shtuar kohën dhe koston e udhëtimit. Çmimi i biletës në linjën Korçë-Tiranë, nga 700 lekë që ishte më parë, ka shkuar në 1000 lekë. Rritje ka pësuar edhe linja e Pogradecit, ku bileta nga 600 lekë është bërë 1000 lekë, pra 400 lekë më shumë se më parë.