Shembja e rrugës në Librazhd-Prrenjas paralizon tregtinë, drejtori i doganave: Lëvizjet e kamioneve përmes këtyre pikave

Shembja e rrugës në Librazhd-Prrenjas paralizon tregtinë, drejtori i doganave: Lëvizjet e kamioneve përmes këtyre pikave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja tregon masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas. ”Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare: Bllatë (Dibër) për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj; Kakavijë për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj. Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe përshpejtimin e procedurave, deri në normalizimin e situatës rrugore”, tha Beja. Në konnferencën për shtyp, ai shtoi se pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00-22:00; kalimin 24 orë të mjeteve...