Shembja e rrugës në Librazhd-Prrenjas, drejtori i Planifikimit në ARRSH: S’kemi afat se kur do të hapet rruga

Shembja e rrugës në Librazhd-Prrenjas, drejtori i Planifikimit në ARRSH: S’kemi afat se kur do të hapet rruga

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci ka folur mbi situatën në aksin Librazhd-Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Sipas Kolecit, aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi po vijojnë studimet teknike në terren. ”Afate nuk mund të themi, pasi kemi bërë relevim të zonës së poshtme të lumit. Kemi bërë një rilevim të shtratit të lumit. Vazhdojmë studimet në pjesën e sipërme për stabilizimin e masës së rrëshqitjes. Afate s’mund t’ju themi pasi janë volume të konsiderueshme”,-u shpreh ai. Sipas tij, brenda 3-4 ditëve pritet të ketë një vlerësim më të qartë për kohëzgjatjen e ndërhyrjes dhe për një afat paraprak të punimeve....