Shembja e rrugës Librazhd. Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë
Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës. Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim...
Burimi:
kohajone.com