Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00. Lajmin e bëri të ditur vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi, ku thuhet se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat.