Shembet segmenti rrugor prej 20 metrash në Usojë të Mallakastrës, asfalti përfundon në oborrin e një banese private

Shembet segmenti rrugor prej 20 metrash në Usojë të Mallakastrës, asfalti përfundon në oborrin e një banese private

Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një segment rrugor prej 20 metrash në rrugën e re të rikonstruktuar të fshatit Usojë të bashkisë Mallakastër, ndërsa asfalti ka përfunduar në oborrin e një banese private. Reshjet nxorën në pah atë që banorët kishin frikë prej kohësh: mungesën e standardeve dhe të elementëve bazë teknikë, si mosndërtimi i mureve mbajtës për mbrojtjen nga erozioni dhe mungesën e kanaleve kulluese anësorë. Rrëshkitja e asfaltit ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, duke rrezikuar banesën e familjes Kamaj. Fatmirësisht, në ato momente nuk ka qenë asnjë nga anëtarët e familjes në oborrin e banesës, thotë Bektash Kamaj, ndërsa thekson se për shembjen e rrugës është njoftuar nga prindërit e alarmuar. Aktualisht rruga është e pakalueshme, ndërkohë që...