Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit. Sipas Prefekturës së Shkodrës si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë-Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik. Po ashtu po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore-Theth. Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë pushuar reshjet dhe tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin. Në bashkinë...