Shembet një pjesë e banesës Fico në Gjirokastër, shpëton mrekullisht 90-vjeçarja që jetonte në objekt

Shembet një pjesë e banesës Fico në Gjirokastër, shpëton mrekullisht 90-vjeçarja që jetonte në objekt

Një pjesë e banesës Fico, një prej objekteve më piktoreske në Gjirokastër, është shembur mëngjesin e sotëm. Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Gjirokastër, Entjola Budo, Lule Fico, 90-vjeçarja që banon aktualisht në objekt ka shpëtuar mrekullisht pasi është larguar vetëm pak minuta para nga dhoma e cila u shemb. Top Channel