Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi
Një shembje e murit pritës është ka ndodhur në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, muri pritës ka pësuar dëmtime, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv