Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, bllokohet një krah i rrugës pranë urës së Qënckës

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, bllokohet një krah i rrugës pranë urës së Qënckës

KORÇË – Një mur pritës është shembur në kilometrin e 13-të të aksit rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qënckës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe bllokim të pjesshëm të qarkullimit. Si pasojë e dëmtimit të murit, një masiv dheu ka rrëshqitur mbi një krah të rrugës, duke e bërë të pakalueshëm segmentin në njërën anë. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet vetëm në një korsi, me qarkullim të alternuar dhe nën monitorim. Ndërhyrja për pastrimin e inerteve ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm, i cili lidh Maliq me zonën e Moglicës dhe Gramsh. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit...