Shehi denoncon situatën politike: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama

Shehi denoncon situatën politike: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e Edi Ramës. Duke folur për situatën politike në vend, Shehi tha se nuk kemi të bëjmë me një çështje Balluku, por me çështjen Rama. “Pushteti është përqendruar kaq punë, saqë këto zgjedhjet që kërkoni ju, që duhet të ishin në linjën politike, institucionale, logjike, nuk vlejnë më. Sepse gjithë pushtetin e ka në dorë Edi Rama. Këtë punë e zgjidh Edi Rama, nëse s’ka hall. Por kur ka hall si këtë radhë s’ka si e zgjidh. Sepse këtu s’ka ndonjë çështje Balluku, siç thonë, kjo është çështja Rama. Balluku është një ministre siç ka pasur PS plot. Ju mendoni që po të largohet Balluku hapet ndonjë gropë politike brenda...