SHBA pezullon aplikimin për viza nga 75 vende, mes tyre Shqipëria. Preken lotaria, bashkimi familjar dhe punësimi

SHBA pezullon aplikimin për viza nga 75 vende, mes tyre Shqipëria. Preken lotaria, bashkimi familjar dhe punësimi

Amerika do të pezullojë përkohësisht dhe pa afat të caktuar procesin e shqyrtimit të aplikimeve për viza për qytetarë nga 75 vende të botës, përfshi Shqipërinë dhe një numër tjetër shtetesh në Evropë, Afrikë, Azinë Jugore dhe Amerikën Latine. Vendimi është planifikuar të hyjë në fuqi më 21 janar 2026 dhe do vijojë derisa Departamenti i Shtetit të rifreskojë dhe rishikojë procedurat e kontrollit dhe filtrimit të aplikantëve për viza. Zyrtarët konsullorë janë udhëzuar të refuzojnë aplikimet për viza në bazë të ligjit ekzistues, ndërkohë që po zhvillohet një rivlerësim i plotë i procedurave të shqyrtimit dhe verifikimit. Pezullimi i përpunimit të vizave do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, deri në përfundimin e këtij...