SHBA pezulloi shqyrtimin e vizave për Shqipërinë dhe Kosovën/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

SHBA pezulloi shqyrtimin e vizave për Shqipërinë dhe Kosovën/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Shtetet e Bashkuara pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete, përfshirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. “Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X. Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott deklaroi: “Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po i jep fund abuzimit të sistemit të migrimit të Amerikës nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan”. Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të...