Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije”
Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar një anije të tretë pranë brigjeve të Venezuelës. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e anijes apo vendndodhjen e saktë të operacionit. Lajmi vjen një ditë pasi pamje video treguan sekuestrimin e një cisternë nafte pranë bregdetit të Venezuelës, operacion i konfirmuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Javën e kaluar, SHBA-të sekuestruan për herë të parë një cisternë nafte të sanksionuar, të quajtur “Skipper”, në ujërat pranë Venezuelës. Pas këtij veprimi, disa anije që transportojnë miliona fuçi naftë kanë mbetur të ankoruara në zonë, nga frika e ndërhyrjes amerikane. Sipas autoriteteve, një pjesë e këtyre anijeve dyshohet se i përkasin të ashtuquajturës “flotë në hije”, e cila përdor metoda fshehjeje për të transportuar naftë dhe mallra...