SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN. Një nga portalet kishte lidhje me “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i përshkroi lajmet e publikuara aty si propagandë iraniane. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi paralajmëroi: “Propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi: “FBI do të...
Burimi:
top-channel.tv