Sesioni i ri Parlamentar, kryetari Peleshi thirrje PD-së: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

Sesioni i ri Parlamentar, kryetari Peleshi thirrje PD-së: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

Mes kaosit të PD, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mbajti fjalën e tij në fillim të sesionit të ri Parlamentar. Peleshi i bëri thirrje opozitës, dhe tha se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi dhe shtoi se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, teksa i përket procesit të anëtarësimit në BE. ”Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëtarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur. Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit...