“S’është as pushtimi turk pas vdekjes së Skënderbeut, as ai fashist italian”, analiza e Fugës pas humbjes së Kombëtares: S’ka lidhje patriotizmi me një lojë me top

“S’është as pushtimi turk pas vdekjes së Skënderbeut, as ai fashist italian”, analiza e Fugës pas humbjes së Kombëtares: S’ka lidhje patriotizmi me një lojë me top

Ajo që është dhe që nuk është kombëtarja e futbollit Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e futbollit që ka logon e Shqipërisë. Si gjithmonë u dhanë intervista, trishtim, lotë, skena, falje, si edhe kënaquni se deri këtu s’kemi arritur ndonjëherë, etj, etj. Edhe ne si qytetarë na ngushëlluan. Po nuk ka përse! Nuk është se polakët na mundën ne shqiptarët. As që Polonia mundi Shqipërinë ta zemë në bujqësi, teknologji, qendrueshmëri sociale, paga, shërbime shëndetësore, apo në fusha të tjera. Një lojë topi është, nuk u bë qameti! Mos i jepni karakterin e një humbjeje kombëtare! Nuk është beteja kur ushtritë shqiptare u thyen nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut, nuk është dorëzimi i Kështjellës së Krujës, as rënia e piramidave...