Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Sërish rrëshqitje dherash në aksin Gjirokasër-Tepelenë, çahet rruga në aksin Përmet–Çarçovë
PAMJE NGA VENDNGJARJA GJIROKASTËR-Vendi vijon të përballet me probleme si pasojë emotit të keq ku, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë. Bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave. Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e të dyja korsive. Ndërkohë situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike pasi është çarë si shkak i reshjeve të dendura të shiut. Si pasojë, janë izoluar lëvizjet e banorëve dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve drejt Shqipërisë juglindore./ZËRI