Sërish reshje bore në Korçë, Dardha e Voskopoja zgjohen nën petkun e bardhë
Dëbora vijon të dominojë peizazhin në juglindje të vendit. Në fshatrat turistikë, Dardhë dhe Voksopojë ende nuk ka ardhur pranvera, teksa dëbora ka arritur deri në 5 cm. Që prej ditës së djeshme, reshjet e lehta të dëborës kanë zbardhur vendin. Prezencë të borës ka dhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës. Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt zonës.
Burimi:
kohajone.com