Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Prej korrikut të vitit 2025, kur SPAK dha pretencën dhe kërkoi dënimin me 32 vite burg, vendimi për dënimin ose jo të Leonard Dukës, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, seancat gjyqësore ndaj tij zvarriten për shkaqe nga më të ndryshmet në GJKKO. Edhe këtë të premte, 16 janar, seanca dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese, gjyqtarit Gerd Hoxha. Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar që mbrojtja e autorit të dyshuar të vrasjes së policit Malko, Leondard Duka, do të bënte konkluzionet përfundimtare. Seanca e radhës u la për të hënën e ardhshme në orën 10:00.