Serat me luleshtrydhe nën ujë, fermerët në Kafaraj: Dëme të pallogaritshme

Serat me luleshtrydhe nën ujë, fermerët në Kafaraj: Dëme të pallogaritshme

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj. Ata pohojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë, përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar. Ata pohojnë të indinjuar se teksa ndodhen në situatë katastrofike, askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e tyre. Sipas fermerëve dëmet janë të pallogaritshme në një kohë kur...