Serat i merr lumi, dëme shumë të mëdha në fshatrat e Kuçovës nga vërshimi i Vjosës/ Fermerët: Jemi të falimentuar nëse nuk ndihmohemi
Kjo është ajo që ka lënë pas përmbytja e dy ditëve më parë në fshatin Salcë në Kuçovë. Banorët, të gjendur të papërgatitur, nuk arritën të shpëtonin asgjë, duke parë me sytë e tyre t’i pushtojë uji. Dëmi më i madh është te serat diellore, shumica me të mbjella gati për prodhim. Fermerët shprehen se janë të falimentuar nëse nuk ndihmohen. Përmbytje të tilla, banorët thonë se nuk kishin parë që nga viti 1982. Përmbytjet e tanishme, sipas tyre, nuk erdhën nga shiu, por nga hapja e portave të hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv