Sëmundjet kardiovaskulare mbetën shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri më 2023

Sëmundjet kardiovaskulare mbetën shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri më 2023

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku dominues i vdekjeve në Shqipëri, duke marrë jetën e rreth 10,600 personave gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të përpunuara nga Our World in Data, bazuar në vlerësimet ndërkombëtare të barrës globale të sëmundjeve. Pas tyre, kanceret përbëjnë shkakun e dytë më të madh të vdekjeve, me rreth 4,380 viktima në vit, një shifër që mbetet ndjeshëm më e ulët se ajo e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, por gjithsesi shumë e lartë në raport me shkaqet e tjera. Në vendin e tretë renditen sëmundjet kronike të frymëmarrjes, të cilat shkaktuan rreth 1,100 vdekje gjatë vitit, ndërsa demenca rezulton përgjegjëse për rreth 1,030 vdekje, duke reflektuar ndikimin në rritje të sëmundjeve neurodegjenerative në popullsi. Pneumonia shkaktoi rreth 490 vdekje,...