Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri Cabello: Kanë lidhje me mafien shqiptare në Ekuador
Diosdado Cabello VENEZUELË-Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello njoftoi të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6,850 kilogramësh. “Me këtë rezultat, shteti venezuelian ka arritur në një total prej 7,148 kilogramësh të sekuestruara” vetëm në 13 ditët e para të janarit, raportojnë mediat e huaja. “Ky është një goditje e madhe ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikimin. As kokaina, as marihuana, as ndonjë drogë që shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim përfaqëson “heqjen e një pengese” të strukturës logjistike kriminale. Cabello deklaroi se operacione janë kryer edhe në Zulia, shumica e të cilave lidhen me sekuestrimin e drogës. Procedura e parë që ai përmendi ishte arrestimi i tre personave...
Burimi:
zeri.ai