Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)
Rreth 57 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatike janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë. Policia ndaloi për kontroll automjetin tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin dy shtetasit, Fioraldo Meminaj dhe Lirim Likaj. Nga kontrolli i automjetit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Meminajt. në fshatin Trevllazër, u gjetën dhe sekuestruan 57 kg kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së Likajt në fshatin Mavrovë u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë. Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe...
Burimi:
gijotina.com