Sekuestrohen 45 mijë euro në portin e Sarandës, nisin hetimet për shtetasin grek
PARATE E SEKUESTRUARA SARANDË- Një shtetas grek, i identifikuar si Grigorios Vlachopoulos, banues në Greqi, u procedua penalisht pasi u kap duke tentuar të nxirrte nga Shqipëria 45 000 euro pa i deklaruar. Ngjarja ndodhi në pikën e kalimit kufitar të Sarandës, gjatë kontrolleve të rregullta për parandalimin e paligjshmërisë. Shuma e parave u sekuestrua nga policia. NJOFTIMI Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë PKK Port Sarandë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në kufi. Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45...
Burimi:
zeri.ai