Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Sekuestrohen 179 fishekzjarre në një market në Vlorë, vihet nën hetim shitësja
179 fishekzjarre janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një biznes në Vlorë, që i tregtonte në kundërshtim me ligjin. Blutë njoftojnë se kanë vënë nën hetim shitësen 31-vjeçare që tregtonte lëndët piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj. Njoftimi i policisë: Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare. Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në...