“Sekreti është dashuria”, deputetja Mila gatuan ballokumet tradicionale të Elbasanit

“Sekreti është dashuria”, deputetja Mila gatuan ballokumet tradicionale të Elbasanit

Aroma e gjalpit, mielli i misrit dhe duart e gjysheve që ruajnë këtë traditë shekullore rikthyen edhe këtë vit magjinë e Ditës së Verës në Elbasan. Në qytetin që konsiderohet kryeqyteti i kësaj feste, gatimi i ballokumes u kthye në një moment simbolik ku u bashkuan brezat, tradita dhe festa. Në këtë atmosferë, deputetja e Elbasanit Sara Mila u bë pjesë e përgatitjes së ëmbëlsirës simbol të festës, së bashku me gra nga zonat rurale që ajo përfaqëson dhe vajza të reja, duke sjellë në një tryezë historinë, sekretet dhe dashurinë që e bën ballokumen kaq të veçantë. “Kjo traditë është mbi të gjitha për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për të ndarë histori. 14 marsi tjetër do t’ju gjejë duke bërë ballokume tradicionale në...