Sejamini: Të gjithë zyrtarët nën hetim të japin dorëheqjen. Veç kështu i afrohemi standardeve të BE

Sejamini: Të gjithë zyrtarët nën hetim të japin dorëheqjen. Veç kështu i afrohemi standardeve të BE

Gazetari Neritan Sejamini thotë se të gjithë zyrtarët nën hetim të japin dorëheqjen. ”Para disa muajsh u bë një peticion me profesorë, doktora, me njerëz të medias kundër nja dy individëve të cilët kishin folur për gjuhën shqipe. Ishin shqetësuar jashtë mase që këta pretendonin në mënyrë joshkencore se gjuha shqipe është e lashtë dhe i rreshtuan profesorat. Pyetja ime është, ku janë këta profesorë doktora sot që ne kemi praktikisht një situatë ku qeveria nuk i jep fare llogari njerëzve në një moment krize, ku politikanët e korruptuar ose të akuzuar për korrupsion mbrohen me imunitet dhe nuk pranojnë të trajtohen të barabartë para ligjit, ku njerëz të cilët dyshohen se kanë shantazhuar, kanë rrëmbyer persona për të vjedhur tendera, vazhdojnë të drejtojnë agjencitë....