Sefa: Rama nuk do të japë autorizimin për heqje imuniteti të Ballukut! Mazhoranca po bën mbrojtje politike

Sefa: Rama nuk do të japë autorizimin për heqje imuniteti të Ballukut! Mazhoranca po bën mbrojtje politike

Më 5 mars do të mbahet seanca plenare në Kuvend ku do të votohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut. Eksperti Indrit Sefa thotë se pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, mbetet në fuqi. Për të mazhoranca nuk do të votojë pro heqjes së imunitetit të Ballukut, me justifikimin se tashmë pa një post në kabinetin qeverisës, ajo nuk mund të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat. ”Në vlerësimin ligjor, mendoj që Kuvendi do të dalë me 2 raporte nga Këshilli i Mandateve dhe mazhoranca do të votojë raportin e vet. Rama sot është ende i paqartë. Në situatën që jemi Balluku...