Sefa: PS i bashkoi votat me PD për reformën zgjedhore, sot nuk i duhet se i ka 84 vota

Sefa: PS i bashkoi votat me PD për reformën zgjedhore, sot nuk i duhet se i ka 84 vota

Juristi Indrit Sefa thotë se mazhorancës nuk i duhet opozita për Reformën Zgjedhore, pasi sot i ka 84 vota. “PD-ja e ka mendjen te detajet që nuk janë thelbësore. Është e vërtetë që komisioni bipartisan duhet të jetë me veto e të gjitha me radhë, por kjo vlen kur mazhoranca nuk i ka 84 vota. Kur nuk i ka, mazhoranca do detyrohet të marrë një projekt të propozuar dhe të dakordësuar nga të gjitha palët. Sot, mazhoranca i ka 84 vota. Opozita është e “dënuar” sot që të bëjë një projekt të përgjithshëm të vizionit të saj për ndarjen administrative”, tha Sefa. Juristi shtoi se mazhoranca e ka projektin gati dhe opozita duhet të bindë qytetarët që ky projekt i mazhorancës rrit numrin e punonjësve...