Seancë maratonë/ Fjala e PLOTË para GJKKO, Meta mohon akuzat: Të pavërteta! Paraburgimi im, mjet persekutimi politik dhe njerëzor

Seancë maratonë/ Fjala e PLOTË para GJKKO, Meta mohon akuzat: Të pavërteta! Paraburgimi im, mjet persekutimi politik dhe njerëzor

ilir meta TIRANË- Në një seancë maratonë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta doli sot para gjyqtares së seancës paraprake, Irena Gjoka, dhe së bashku me mbrojtjen e tij, paraqitën pretendimet për akuzat e SPAK.  Ish-presidenti Meta dhe dy mbrojtësit ligjorë, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima, i cilësuan akuzat të pavërteta dhe të bazuara në gënjeshtra. Ata kërkuan nga Gjykata e Posaçme pushimin e çështjes për Cez-Dia dhe rikthim për hetim në SPAK të çështjes së lobimit. "Një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore”, është shprehur Meta për paraqitjen e tij gjatë 3 seancave të fundit. Meta pretendon se paraburgimi i tij prej 16 muajsh është përdorur si “mjet persekutimi politik dhe njerëzor” dhe jo si mjet hetimi: "Paraburgimi...