Seanca për masat në dosjen “AKSHI”, prokurorët paraqesin prova të reja, vendimi merret më 5 shkurt
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është zhvilluar sot seanca për masat e sigurisë ndaj të hetuarve të dosjes "AKSHI", ndërsa vendimi për këtë çështje do të shpallet më 5 shkurt në orën 15:00. Mësohet se prokurorët e çështjes ka kërkuar që të ngelin në fuqi masat e mëparshme, teksa kanë paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO-së lidhur me hetimet që po zhvillohen për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Bëhet fjalë për prova që përmbajnë dëshmi të siguruara nga prokurorët e SPAK gjatë kësaj periudhe. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. Dyshja akuzohet se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej...
Burimi:
zeri.ai