Seanca paraprake për dosjen “Meta”, Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit paraqiten në GJKKO (VIDEO)
monika kryemadhi TIRANË- Sot mbahet seanca e radhë paraprake në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje. Në seancën e sotme merr pjesë Kryemadhi, e cila u paraqit së bashku me avokatin e Metës, Kujtim Cakrani. Gjatë mbërritjes së tyre në ambientet e gjykatws, asnjëri prej tyre nuk dha prononcim për gazetarët, ndërsa Kryemadhi dëgjohet duke thënë se "tani do të hyjmë ne". Seancat paraprake për kalimin ose jo në gjykim të dosjes “Meta” nuk do të mund të zhvillohen më ditë të martë ose të mërkurë, duke qenë se Kryemadhi është e angazhuar si opinioniste në një format televiziv dhe do të jenë çdo të enjte në orën 10:00. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij,...
Burimi:
zeri.ai