Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes prokurorit Prençi dhe avokatit të Lefter Kokës

Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes prokurorit Prençi dhe avokatit të Lefter Kokës

Në Apelin e GJKKO, është zhvilluar seanca e parë në themel për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku u diskutuan kërkesat për shqyrtim të ri gjyqësor dhe provat e administruara në shkallë të parë. Trupa gjykuese përbëhet nga Ilirjana Olldashi relatore, dhe anëtarët Nertina Kosova dhe Daniela Shirka. Prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se duhen marrë parasysh provat që janë paraqitur në Shkallëne Parë. “Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet t’i vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës, ndaj të cilit është shuar masa...