Seanca në Kushtetuese për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagës së tyre, Rama: Farsë! Duan t’i japin të drejtë vetës në përjetësi të…
Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej orës 10 të mëngjesit për të shqyrtuar një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë që u mundëson këtyre të fundit rritjen e pagave. Lidhur me këtë seancë ka reaguar sot kryeministri Rama. Edi Rama e quan një farsë këtë seancë, teksa shton se duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri. “Ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar”, shprehet Rama duke shprehur respekte për SPAK-un, që sipas tij nuk iu bashkua “kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”. “Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht...
Burimi:
top-channel.tv