Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë këtë të enjte në seancën e parashikuar për t’u zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, për ankimimin që i ka bërë Kryeministri Rama vendimit të saj për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim...
Burimi:
opinion.al