Seanca kaotike në Kuvend, reagon Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake
Pas seancës kaotike të zhvilluar sot, ka reaguar kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Ai shprehet se Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake, ndësa falenderoi Gardën për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës. Reagimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi për seancën plenare: Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve. Detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos....