Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

Nis seanca gjyqësore e Plumbit të Artë. Prokurorja Doloreza Musabelliu po lexon provat shkresore të dosjes. “Nga kërkesëporositë kemi identifikuar kodet e “Sky” që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të “Sky” nga Dumani, si edhe të pandehurve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu (i cili është vrarë), Festim Qoli, ku rezultojnë në episodet e ngjarjeve. Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe Emiliano Ramazanin. SPAK vendosi të lexojë procesverbalet për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Celës dhe vrasjen e Fatmira Dedjes....