“S’do i falim kurrë”! Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: S’kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!
memoriali Tashmë, një vit pa Ilarian, prindërit po përballen me dhimbjen e madhe që ka lënë humbja e saj. Në një intervistë për Il Messaggero, ata janë shprehur se pas tragjedisë nuk janë më të njëjtët. Për nënën e Ilarias, një vit pa vajzën është vetëm boshllëk. “Jeta jonë u ndal më 2 prill. Kur të marrin një vajzë, të marrin arsyen e jetës. Nuk jemi më njerëzit që ishim. Atë ditë na vranë edhe ne”, shprehet ajo. Nga ana tjetër, babai shprehet se e bija ëndërronte një të ardhme të ndritur. “Ajo studionte Statistikë dhe do të diplomohej në tetor. Donte të punonte në fushën financiare. Kishte shumë plane për jetën”, thotë Flamur Sula. E pyetur se çfarë kujton nga ajo ditë kur mori vesh lajmin...
Burimi:
zeri.ai