Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë
Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisit të ndarë, gati për shitje. Shtetasi me iniciale A.M., e shpërndante drogën me makinë, ndërsa iu gjet dhe një sasi tjetër lëndë narkotike në banesë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit. Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet...
Burimi:
gijotina.com