Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme. Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të...