Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte dhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. “Përshëndetja zyrtare e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, shkruan Rama, teksa ndan dhe video nga momenti i shtrëngimi të duarve. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.
Burimi:
opinion.al